Plori me “dhimbje koke”, ndaj Partizanit në Kupë pa kapitenin

schedule12:12 - 29 Mars, 2022

schedule 12:12 - 29 Mars, 2022

Vllaznia do të përballet me Partizanit ditën e enjte në Kupën e Shqipërisë, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”.

Një takim shumë i rëndësishëm për të dyja skuadrat të cilat do të kërkojnë fitoren për të vazhduar edhe rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.

Por shkodranët në këtë sfidë do të jenë pa kapitenin e skuadrës dhe për Elvis Plorin ka nisur “dhimbja e kokës” pasi Erdenis Gurishta nuk do të jetë i gatshëm.

As dje, mbrojtësi nuk ka arritur që të jetë i plotë, pasi e ka ndier sërish dëmtimin e pësuar në gju. Nisur nga kjo, stafi teknik po i bën llogaritë pa kapitenin edhe kësaj here.

Mbrojtësi i djathtë mungon që nga sfida e fazës së tretë me Partizanin në kampionat. Edhe pse u mendua se do të ishte gati për ndeshjen e Kupës, shanset që të jetë në fushë janë të pakta. /f.a/abcnews.al