Pllakat e urës lëviznin, drejtuesi i biçikletës bie në ujërat e lumit Drin, dërgohet i plagosur në spital

schedule11:14 - 28 Shtator, 2022

schedule 11:14 - 28 Shtator, 2022

Një person ka rënë në ujërat e lumit Drin, teksa ishte duke kaluar urën e Trenit në Ishull Lezhë.

Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, teksa një pllakë ka lëvizur, duke bërë që të humbasë kontrollin dhe të përfundojë poshtë urës.

Burime bëjnë me dije se ai ka marrë disa plagë dhe është nxjerrë prej aty nga zjarrfikësit, për t’u dërguar më pas në spital. /abcnews.al