Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plejada e artistëve që po shuhen, Papagjoni: Memoria kulturore e Shqipërisë ka nisur të cungohet

schedule14:24 - 5 Janar, 2021

schedule 14:24 - 5 Janar, 2021

Kritiku i artit, Josif  Papagjoni i ftuar në studion e ABC këtë të martë ka kujtuar të gjithë artistët që janë ndarë nga jeta si pasojë e Covid 19 gjatë këtij viti.

Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi, Papagjoni është shprehur se në një periudhë të shkurtër arti shqiptar ka humbur shumë.

Me ikjen e emrave të njohur të artit ri Rikard Ljarja, Koço Devole, Xhevdet Ferri, etj memoria kulturore e Shqipërisë ka nisur të ndihet e cunguar.

Viti 2020 ka shënuar ikjen e një numri të madh artistësh të vendit tonë, duke bërë që memoria kulturore e Shqipërisë ka nisur të ndihet e cunguar. pas Imazhi i Rikard Ljarjas ishte një  vështrim ndryshe e heroit.Artistët që ka humbur së fundmi Shqipëria nuk janë të një formati të njëfishtë, por ishin të shumëfishtë. Ky është një proces i natyrshëm, artistët që humbën jetën janë të periudhave ’50 dhe ’60”, ka thënë Papagjoni.

Ndër të tjera ai ka thënë se tashmë ka shumë probleme në shkrimin e dramave dhe të teksteve poetike.

“Unë mendoj se në pjesën e shkrimit në drama dhe në tekste poetike dhe në këngë dhe pse duhet që të adoptohen stilet e botës tashmë në vendin tonë mungojnë një gjë e tillë. Ka shumë pak tekste poetike. Drama është në pikë të hallit, por nuk ja gjejmë dot zgjidhjen tashmë”, është shprehur ndër të tjera ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!