Plehrat e Durrësit dhe inceneratorët, gazetari: Shumë shpejt SPAK do të bëjë arrestime

schedule22:34 - 29 Qershor, 2021

schedule 22:34 - 29 Qershor, 2021

Gazetari Elvi Fundo deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në “ABC” se shumë shpejt SPAK do të bëjë arrestime për dosjen e inceneratorëve.

Do të jap një informacion nga burimet që kam unë nga SPAK-u, shumë shpejt do të ketë arrestime për inceneratorët, për shkak të dosjes që ka çuar nisma “Thurje”. Flas nga burimet e mia, kanë mbledhur një tufë dokumentesh” deklaroi ai.

Pano Soko, ish-kandidat për deputet i Nismës Thurje për qarkun e Tiranës, që dërgoi dosjen e inceneratorëve në SPAK tha nuk ka besim te drejtësia e re, por shpreson që të ketë arrestime.

Lexo edhe: Debati për plehrat e Durrësit, Bylykbashi: Tre opsionet që u refuzuan

Unë shpresoj shumë, prandaj e kemi dërguar, por dreqi e mori, ke një vit e gjysmë që kur është krijuar SPAK. Sa më shpejt aq më shumë para shpëtojmë” tha ai.

Romeo Hanxhari, i cili është profesor dhe ekspert i politikave të mjedisit duke folur për zgjidhjen e këtij problemi tha se “Nga pikëpamja e menaxhimit të mbetjeve, ka një parim, i afërsisë, që duhet të trajtohen në një zonë sa më të afërt që gjenerohen.

Kjo sa më afër duhet vlerësuar nga pikëpamja mjedisore dhe ekonomike. Nga pikëpamja mjedisore është e pranueshme, nuk mund të përjashtohet Sharra. Problemi është që inceneratori imponon sasi shumë të madhe” tha ai. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!