Plazhi i Shëngjinit plot, pushuesit të kënaqur me çmimet

schedule17:01 - 24 Korrik, 2022

schedule 17:01 - 24 Korrik, 2022

Plazhi është plot ndërsa shumë prej plazhistëve shprehen të kënaqur. Janë kryesisht shqiptarë të Kosovës që kanë zgjedhur të pushojnë në Shëngjin. Rritja e çmimeve ka qenë e lehtë.

Pushuesit bëjnë diferencën mes atyre që jetojnë jashtë dhe brenda vendit.

Operatorët turistikë në Shëngjin kanë ndryshuar strategji. Mënyra që kanë gjetur për të tërhequr turistë janë paketat turistike. Ecuria e deritanishme e sezonit po i kënaq.

Në plazhin e Tales çmimet janë dhe më të favorshme. Dhomat variojnë nga 3 mijë lek ne 50 euro nata, ndërsa çadrat nga 400 ne 600 lek. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!