“Plazhi i pasqyrave, mes 6 më të mirëve” National Geographic e rekomandon si ndër atraksionet ideale Europiane

schedule16:03 - 29 Korrik, 2024

schedule 16:03 - 29 Korrik, 2024

Plazhet e Shqipërisë po zënë vend në mediat ndërkombëtare si ndër atraksionet ideale për tu vizituar.

Së fundmi, “National Geographic” ka publikuar një renditje të gjashtë plazheve më të mira sekrete të Evropës, në Francë, Kroaci, Itali e Bullgari e mes të cilave përfshihet edhe bregdeti i Shqipërisë.

Veçon plazhin e Pasqyrave, si një ndër më të mirët mes plazheve me rërë të bardhë dhe ujëra Kristal të bregdetit jugor të Shqipërisë.

“Ky plazh është emërtuar sipas mënyrës se si drita e diellit reflektohet në detin këtu, kjo zonë e vijës bregdetare të paprekur mbetet një vend sekret aq i madh – sa edhe në muajt e verës nuk keni për të gjetur shumë njerëz këtu.”, shkruan National Geographic.

Pranë plazhit, fshati më i afërt turistik është Ksamili vijon artikulli, ku udhëtarët mund të gjejnë e parkim pranë hyrjes së plazhit. Ata që vendosin ta eksplorojnë, gjejnë vende private ku mund të vendosin vetë një çadër, pa turma njerëzish përrreth dhe me çmime mjaft të arsyeshme.

/abcnews.al