“Plazhi i lirë”, procedohen 12 pronarë në Velipojë dhe Pogradec

schedule09:30 - 4 Gusht, 2019

schedule 09:30 - 4 Gusht, 2019

Policia e Shtetit ka vazhduar  operacionin “Plazhi i lirë” dhe ka proceduar penalisht 12 pronarë subjektesh, 9 në Velipojë dhe 3 në Pogradec.

11 prej tyre akuzohen për “Fshehja e të ardhurave” dhe një tjetër për “Zënie te hapësirave publike”. Policia e Shkodrës në bashkëpunimin me FNSH Shkodër, liroi dhe vuri në dispozicion të pushuesve rreth 3000 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme.

Në Pogradec janë proceduar penalisht për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, 3 pronare subjektesh  të cilët ushtronin aktivitetin privat pa dokumentacionin përkatës.  Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme.