Plazhi i Darzezës në Fier probleme me energjinë, ndërhyn OSHE

schedule14:45 - 18 Korrik, 2019

schedule 14:45 - 18 Korrik, 2019

Në plazhin e Darzezës ka nisur një investim i cili zgjidh problemin e tensionit të ulët të energjisë elektrike në këtë zonë turistike. Të gjitha bizneset që operojnë në plazh përfundonin me pajise të dëmtuara çdo sezon turistik për shkak se tensioni i ulët i energjisë nuk i kalonte 120 volt.

Deri me sot bizneset qe ndodheshin ne plazhin Darzezë ishin gati të paralizuara.

Shkak bëhej tensioni i ulët i energjisë elektrike i cili nuk i kalonte 120 volt.

Të gjitha pajisjet e subjekteve private digjeshin çdo sezon turistik.

Por prej të mërkurës ka nisur një ndërhyrje nga OSHEE që do të përmirësoje nivelin e tensionit në këtë zonë.

Kjo është një ndërhyrje emergjente që bëhet për këtë vit, por që garanton sasi energjie të mjaftueshme për të gjitha stacionet e plazhit në Darzezë.

Për sezonin turistik 2020, OSHEE ka planifikuar të kryejë investime me kabina dhe shtylla që pritet të zgjidhin përfundimisht problematikat në furnizimin me energji në këtë zonë turistike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!