Në fokus të edicionit të sotëm veror ishin edhe plazhet publike. Gazetari Maksi Rama ka marrë opinionet dhe arsyet e pushuesve pse shfrytëzojnë ato. Banorët e zonës nuk shohin të arsyeshme që të paguajnë shezlonge dhe shfrytëzojnë plazhet publike, pasi u pëlqen dhe janë mësuar. Po kështu janë edhe turistët e huaj, të cilët duan privatësinë dhe lirinë e tyre në plazhe publike
“Nuk e shoh të arsyeshme të marr një shezlong 10 mije që nuk më jep më shumë se një karrige. Këta janë fëmijët e fshatit që janë mësuar ta bëjnë plazhin kështu dhe u pëlqen. Ne na pëlqen deti dhe shezlonin nuk e kemi aq shumë sa rinia. Jemi tjetër brez”- thotë një pushuese. /abcnews.al