Plazhet e “paprekura” të Lezhës, fundjavë në Tale 2 dhe në Vain

schedule16:08 - 5 Korrik, 2020

schedule 16:08 - 5 Korrik, 2020

Vetëm 15 min minuta larg qytetit Lezhës ndodhet plazhi Tale 2. Nga një plazh krejtësisht i pa frekuentuar, Tale 2 është zbuluar vetëm kohët e fundit nga pushuesit.

Banorë të zonës apo ndonjë i ri qe synon të eksploroje më shume janë frekuetuesit edhe këtë fundjave. Një pjesë e tyre, vinin për herë të parë.

“Është hera e parë që vij. Nuk e dija që ekzistonte ky plazh dhe realisht kam mbetur shumë e befasuar për shkak të ambientit dhe rërës”, thotë një pushuese.

Të tjerë e zgjodhën për qetësinë dhe pastërtinë.  “Me lujt muzikë këtu është vetëm kënaqsi. Bregdeti i Tales është i mrekullueshëm”, shprehet një tjetër.

Muzika i shoqëroi përgjatë gjithë qendrimimit.

Përveç Tale 2,  në Lezhë ka një plazh që ende nuk shfrytëzohet. Vaini.

Eshtë vetëm 1 km rrugë që duhet sfiduar për të bërë plazh.

Prej disa kohësh të rinjtë kanë nisur një fushate sensibilizuese për pastrimin e mbeturinave që lihen nga pushuesit. /abcnews.al