Plazh në dhjetor/ Vlonjati sfidon të ftohtin: Noti më mban larg sëmundjet

schedule15:16 - 9 Dhjetor, 2023

schedule 15:16 - 9 Dhjetor, 2023

Gëzim Brahimaj është Vlonjati që sfidon acarin për të bërë plazh. Prej 10 vitesh atë e gjen shpesh në bregdetin e Vlorës, duke notuar edhe në mot të keq.

Thotë se ky lloj aktiviteti i shërben për të mbajtur larg sëmundjet dhe viruset, ndryshe nga çfarë mund të mendojnë njerëzit.

Madje ai i bën thirrje të rinjëve që të heqin dorë nga lokalet, dhe të bëjnë më tepër aktivitete fizike.

Këtë të shtunë, falë motit me diell, shumë qytetarë kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar një fundjavë të bukur. Vlora është një prej atyre qyteteve që vizitohet nga njerëzit edhe gjatë periudhës së dimrit.