“Plazh i lirë”, procedohen 6 shtetas në Shëngjin dhe Velipojë

schedule10:30 - 6 Gusht, 2019

schedule 10:30 - 6 Gusht, 2019

Gjashtë pronarë në Shëngjin dhe Velipojë janë proceduar penalisht sepse kishin zaptuar hapësira në bregdet. Policia e Shtetit ka liruar dhe vëne në dispozicion të pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte. Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë. Njëkohësisht janë sekuestruar rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra. Policia ka proceduar për shpërdorim detyre edhe Drejtorin e Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, për katër rastet e konstatuara në Shëngjin. Operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!