Teuta, Laçi dhe Prishtina kanë mësuar rivalët e mundshëm në rast se kualifikohen në “play-off” të Conference League.
Kampionët e Shqipërisë, që në turin e tretë përballen me Shamrock Rovers, në rast se kalojnë tutje ndeshen me fituesin e çiftit Omonia-Flora Tallin.
Lacci e ka tepër të vështirë kualifikimin, pasi përballet me Anderlecht. Nëse ia del, atëherë do të sfidojë Vitesse ose Dundalk.
Sa i takon Prishtinës, bardhekaltrit që ndeshen në turin e tretë me Bodo Glimt, nëse kualifikohet gjen në “play-off” Mura ose Zalgirius. /abcnews.al