Në përgjigje të platformës së Kosovës rreth bisedimeve mes Prishtinës dhe Beograit, ky i fundit ka bërë të qartë me anë të dy projekteve, se nukdo të ketë njohje të pavarësisë të Kosovës dhe as ushtri kosovare.
Beogradi zyrtar ka reaguar ndaj platformës së Kosovës për bisedimet me Serbinë. Pikërisht kundër kësaj platforme janë publikuar dy projekte me strategji kundër Kosovës për të cilat thuhet se do të zhvillohet dhe një debat publik. Pojektet, i pari ka të bëjë me strategjinë e Sigurisë Kombëtare dhe i dyti me mbrojtjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, bëjnë të qartë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në këto projekte, fragmente të të cilave janë publikuar dhe nga e përditshmja serbe Blic, theksohet se Serbia do ta vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n dhe me Organizatën për Siguri Kolektive ku përfshihen Rusia dhe disa vende të ish – Bashkimit Sovjetik, si vend ushtarak neutral, duke ofruar përkrahje të plotë për pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës. Aty thuhet ndër të tjera se pavarësisht se nuk do të njohetpaarësia e Kosovës, dialogu mes dy vendeve do të vazhdojë, për interes të stabilitetit rajonal dhe për marrëdhënie sa më të mira serbo – shqiptare. Duke shtuar se Serbia po përpiqet për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, theksohet se Beogradi do të angazhohet që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata e Kombeve të bashkuara, sidomos në OKB. Serbia gjithashtu do të përpiqet që të mos ketë një reduktim të pranisë së KFOR në Kosovë, si dhe që të mos ndodhë transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. /abcnews.al