Platforma e bashkimit të PD, kërkesa për pengimin e rikandidimit të Berishës dhe Bashën ndan deputetët

schedule19:48 - 15 Prill, 2022

schedule 19:48 - 15 Prill, 2022

Platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për bashkimin e Partisë Demokratike, ka sjellë debate brenda grupit parlamentar demokrat gjatë diskutimit të saj.

platformën e propozuar nga Alibeaj thuhet se në funksion të bashkimit, PD duhet të anulojë vendimet e përjashtimeve dhe pezullimeve të kryesisë së PD pas protestës së 8 janarit, duke kthyer në grupin demokrat deputetët. Por ky vendim nuk vlente për Sali Berishën, i cili për Alibeajn nuk është pjesë e PD që prej 9 shtatorit.

Deputeti Ervin Salianji ka kundërshtuar platformën duke debatuar me Alibeajn, ndërsa krahas tij, edhe Agron Gjekmarkaj me Ferdinand Xhaferajn kanë kërkuar përjashtimin nga gara për kreun e PD të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Burime bëjnë me dije se Grida Duma gjithashtu nuk ka dhënë mendim pozitiv ndaj platformës, ndërsa Luçiano Boçi shprehu qendrimin e tij kundër gjatë pasditës.

Ndërkohë përmes komunikimeve telefonike, disa deputetët i kërkuan Alibeajt anulimin e firmave të tyre për platformën, duke insistuar që më shumë se sa Berisha, bashkimi duhet të vij përmes anulimin të proceseve zgjedhore të nisura dhe anulimin të Kuvendit të 30 prillit.

Enkelejd Alibeaj kishte planifikuar ditën e premte një konferencë me gazetarët, por të cilën e ka anuluar për ta shtyrë ditën e shtunë për shkak të orës së vonë.

Përmes një njoftimi për mediat Alibeaj bëri të ditur se për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30.

Në njoftim thuhet gjithashtu se platforma do i prezanzohet më pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!