Platforma e 5 partive të djathta dhe zërat për konspiracion

schedule21:22 - 29 Prill, 2019

schedule 21:22 - 29 Prill, 2019

Dalja e 5 partive të djathta me një platformë pa përfshirë Partinë Demokratike i hap udhë teiroive konspirative. I pyetur në studione  Byro Politike, iniciatori i kësaj platforme dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu shprehet se nuk ka konsipracion dhe nuk ka asgjë që shkëput marrëdhënien me Bashën.

“Nuk ka konspiracion, nuk ka asgjë që shkëput marrëdhënien tonë me Bashën. Basha ka qëndrime të PD që nuk i ka konsultuar me aleatët, sikurse PR. Secili nga ne ka reflektim me ato që janë thënë edhe jashtë politikës. Kemi arritur në një përfundim që ky sistem nuk funksionon kështu prandaj  jemi futur në terma të tjerë.

Ne menduam që mund të funksionojmë me ide racionale. E djathta nuk është ushtri, ka secili individualitetin e vet.

Pse 5? Sepse kemi raport parlamentar më të hershëm se të tjerat që janë pjesë e këtij koalicioni. Asnjëherë nuk kemi çeduar nga ajo që është interesi publik dhe interesi opozitar i së djathtës por i qëndruam linjës së marrëveshjes”.

Spekulimeve që kjo po organizohet nga Basha, Mdiu iu përgjigj se edhe tryeza e 2017 u organizua nga PR

“Tryezën e 2017 e kemi bërë ne. A vlen qëllimi apo jo? Unë nuk ulem me Ramën si Kryeministër, Kryeminsitri ka shkatërruar zgjedhjet dhe ka krijuar këtë situatë dhe konflikt”.

Kikia: Ju kërkoni tryezë me PS dhe kryetari i PS është Rama. Nëse Rama vjen dhe thotë që unë jam kryetar i PS?

Mediu: Nëse Presidenti fton PS, unë jam me PS.

Nga ana e saj gazetarja Koçiu e sheh si një lëvizje taktike të opozitës dhe Bashës

Koçiu: “Unë shoh një lëvizje taktike të opozitës përfshirë edhe Lulzim Bashën, sepse është e vërtëët që keni inciuar në të kaluarën marrëveshje. Është mosbesimi që ka çdo aktor politik për njeri-tjetrin dhe ju keni 30 vjet që e dini se ku shkon njëri dhe tjetri. Është lëvizje interesante, më pëlqeu, por ajo që shoh edhe nga tradita e tryezave që janë bërë, Meta do thërrasë tryezën e partive, pyetja imë është çfarë prisni ju nga ajo tryezë se afatet po mbarojnë të regjistrimit si koalicion për zgjedhjet e 30 qershorit dhe ju humbisni çdo mundësi për t’u regjistruar?.

Mediu: Për mua është shumë e rëndësishme që duhet të ndalojmë një konflikt që nga një anë mazhoranca thotë burg, kurse opozita thotë farsë. Sado të përpiqet të ndërtojë një farsë Edi Rama, është e rëndësishme që ne të ndalojmë.

Mediu pohon se do të kërkojë nga Presidenti edhe shtyrje të datës së zgjedhjeve, ndërsa mendon që ato të bëhen në të njëjtën kohë si zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

“Po patjetër të caktohet një datë për zgjedhje parlamentare dhe lokale. Mendoj se duhen bërë bashkë që mos ketë kosto shtesë”. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!