Plasin polemikat, goli i Lautaros ndaj Arabisë Saudite ishte i rregullt, FIFA dhe VAR nën akuza

schedule12:06 - 23 Nëntor, 2022

schedule 12:06 - 23 Nëntor, 2022

Fitorja e djeshme e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës ishte një titull kryesor kudo në të gjitha mediat.

Një fragment që po bën xhiron e botës nëpër rrjetet sociale është goli i anuluar i Lautaro Martinez. Në momentin e shkëputjes të sulmuesit të Interit, VAR ka marrë në konsideratë një tjetër lojtar.

Mbrojëtësi i majtë Yasser Alshahrani dukej se mbante Lautaron në lojë, gjë që e lejon që goli të quhet i rregullt.

Fansat kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke hedhur akuza të mëdha ndaj FIFA-s dhe VAR-it./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!