Plas tek “Ekonomia”, Braçe – Spahos: Ik p*rdhu! Deputeti: Të vijë ministrja

schedule09:45 - 15 Nëntor, 2022

schedule 09:45 - 15 Nëntor, 2022

TIRANË – Komisioni i Ekonomisë ka sjellë debate të forta në mbledhjen e sotme. Teksa diskutojnë projektin e portit të Durrësit, pati një përplasje mes Erion Braçes dhe Edmond Spahos në Komisionin e Ekonomisë. Deputetët e PD-së kanë kërkuar më shumë kohë për të studiuar materialet, teksa maxhoranca këmbëngul në kalimin projektligjit.

Erion Braçe u kap me Edmond Spahon nga PD, i cili ka ndërhyrë gjatë fjalës së tij duke folur pa mikrofon.

Braçe ka përdorur edhe nota fyese kundrejt Spahos. “Ik pirdhu!”. Nga ana tjetër deputeti i PD-së i kërkoi të tërheqë fjalët mbrapsht.

Pjesë nga debati:

Braçe: Nuk ka asgjë për të fshehur. Sa kohë këtu kanë ardhur të gjitha dokumentacionet e nevojshme… Fole ti vëlla, të ndërhyri njeri? Një fjali kam thënë. Po deshe, po s’deshe ska gjë po sdeshe ska rëndësi. Do lutesha të vijnë të gjitha, fije për fije, fletë për fletë.
Spaho: Të vijë ministrja.

Braçe: Ik ore pirdhu. Të vijë ministrja. Për cfarë të vijë? Që ta shash ti?

Spaho: Ka përgjegjësi penale.

Braçe: Ta shash ti të vijë? Nuk vjen që ta shash ti.

Spaho: Nuk ka kurajo.

Braçe: Boll ore tani. S’vjen për ta sharë jo. Sa ke hyrë këtu, vetëm ke sharë.

Shalsi: Nuk ka as interes.

Braçe: Mos hajde këtu. Muhabete koti. Boll ore, muhabet koti.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!