Plas te Kosova, FFK përjashton nga grumbullimi një nga titullarët

schedule14:51 - 23 Mars, 2021

schedule 14:51 - 23 Mars, 2021

Plas te Kosova! Federata e Futbollit të Kosovës ka dalë me njoftim dhe bën me dije se portieri Arijanet Muric është larguar nga stërvitja, për arsye disiplinore.

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, shkruhet në njoftimin e shkurtër të FFK.

Nuk bëhet me dije se çfarë ka ndodhur për t’u marrë ky vendim, por diçka e tillë sigurisht që nuk është në të mirë të frymës së skuadrës dardane.

Kosova luan nesër kundër Lituaninë një miqësore, kurse më pas përballet me Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars) për kualifikueset e Botërorit 2022. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!