Te Manchester City, situata nuk duket aspak e qetë. Pasi humbën kundër Ëolves 0-2 në shtëpi, “Cityzens” e shohin veten plot 8 pikë larg Liverpoolit kryesues. Ky moment në fushën e lojës ka krijuar dhe probleme jashtë saj.
Mesfushori spanjoll, Rodri, u afrua këtë verë nga Atletico Madrid, por është kritikuar disa herë për parqitjet e tij. Për të mbrojtur veten, mesfushori i ka dalë kundër Guardiolës: “Kam ardhur te një skuadër e re, më duhet kohë të ambientohen.
Po punoj në një sistem të ri, duhet të di kur të bëj faull, kur të kërcej për të fituar topin, kur të mbroj e kur të sulmoj. Me kalimin e kohës, do të ambientohem”. Pak kohë më parë, Guardiola replikoi ashpër me analistin e Sky Sport, Gary Neville, duke thënë: “Ekipi im nuk bën faulle me qëllim. Luajmë futboll të pastër”.
Por, deklarata e Rodrit, ka nxjerrë zbuluar strategun spanjoll, që me shumë gjasa do të marrë kritika të tjera./abcnews.al