Rikthehet dhe një herë në qendër të vëmendjes çështja e Gareth Bale. Sulmuesi duket se ka sërish probleme me trajnerin Zidane. Që kur francezi u rikonfirmua në stolin madrilen në marsin e kaluar, marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e qetë.
Kujtojmë se kapiteni i Uellsit ishte shumë pranë largimit nga madrilenët në merkaton e verës, por ishte trajneri Zidane ai që e bindi të qëndrojë. Më pas situata u përmirësua, pasi Gareth filloi të shënonte si dikur. Por, Bale pësoi një dëmtim dhe ka disa ndeshje që nuk grumbullohet nga francezi.
Deri në ditën e fundit të merkatos, uellsiani flitej se do të rikthehej në Premier League por asgjë nuk ndodhi. Situata mes të dyve nuk është aspak e ngrohtë, pasi Bale nuk është grumbulluar që nga 22 janari.
Zidane nuk është i kënaqur me stërvitjen e Bale dhe beson se ai nuk jep maksimumin e tij. Gjithçka varet nga vetë lojtari, nëse do të rrisë performancën e tij ai do të rikthehet në fushë. /abcnews.al