Plas në Francë! Ministri i Brendshëm del kundër Griezmann dhe Mbappe

schedule12:18 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 12:18 - 4 Dhjetor, 2020

Një arrestim i një këngëtari me ngjyrë ka krijuar polemika të shumta në Francë. Bëhet fjalë për Michel Zeclet, i cili është arrestuar në Paris në ditët e fundit dhe për rastin e tij reaguan edhe yje të kombëtares franceze.

Ishin Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappe, të cilët nuk qëndruan në heshtje kur mësuan lajmin. Por, mesa duket reagimi i tyre nuk i ka pëlqyer aspak Ministrit të Brendshëm të Francës, Gerald Darmanin. Ky i fundit i ka kritikuar ato dhe mendon se ata ndërhyjnë vetëm kur duan.

“Franca më lëndoi mua”, ishin fjalët e sulmuesit të Barcelonës. Ndërsa ylli i PSG-së reagoi në “Instagram”: “STOP racizmit”, shkruan Kylian. Pas deklaratave të futbollistëve erdhi dhe deklarata e Ministrit, i cili nuk përmend emra në fjalët e tij.

“Franca më lëndon mua kur nuk dëgjoj ndonjë reagim nga futbollistët milionerë në lidhje me 98 policët e plagosur të shtunën. Dinjiteti në këtë vend është selektiv”, deklaron francezi për “RTL”. Ndërkohë këngëtari i arrestuar pretendon se është rrahur brutalisht dhe policia përdori fyerje raciste ndaj tij, duke shkaktuar jo pak polemika në Francë dhe jo vetëm. /abcnews.al