Plas mes Kinës dhe Indisë në kufi, vriten tre ushtarë

schedule10:25 - 16 Qershor, 2020

schedule 10:25 - 16 Qershor, 2020

Tre ushtarë indianë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat kineze në Ladakh të rajonit të kontestuar të Kashmirit verior.

Ky trekendësh ka në konflikt edhe Pakistanin me Indinë.

Ngjarja e rëndë erdhi në kohën e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ushtria indiane njoftoi përmes një deklarate se zyrtarë të lartë të ushtrive të të dyja vendeve janë duke e zhvilluar një takim për uljen e tensioneve, por nuk dha hollësi të tjera.

Vrasja e këtyre ushtarëve besohet të jetë rasti i parë në dekadat e fundit gjatë përleshjeve të armatosura mes dy fuqive të mëdha aziatike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!