Planifikuan vrasjen e Sanna Marin, të dyshuarit përdorën armë 3D

schedule09:44 - 14 Shtator, 2023

schedule 09:44 - 14 Shtator, 2023

Grupi terrorist i ekstremit të djathtë të Finlandës planifikoi të vriste ish-kryeministren Sanna Marin, duke përdoruar armë 3D, sipas The Times.

Katër burra janë në gjyq në Lahti me akuza në lidhje me planifikimin e një akti terrorist dhe mbajtjen e armëve të zjarrit. Policia thotë se burrat mbështesin idenë se kapitalizmi ose proceset që rrjedhin prej tij duhet të thellohen ose të përshpejtohen për të nxitur ndryshime radikale.

Bastisjet në pronat e tyre zbuluan një listë objektivash, duke përfshirë anëtarët e parlamentit, grupet e pakicave dhe aktivistët. Dy nga të akuzuarit diskutuan hapur vrasjen e Marin në një ngjarje të Partisë Socialdemokrate në Lahti në 2022.

Njëri nga burrat është në gjyq për vepra penale me armë zjarri dhe tre të tjerët po përballen me akuza për terrorizëm. Në bastisje, oficerët zbuluan gjithashtu adresën e Maria Ohisalo, një ish-lidere e partisë Lidhja e Gjelbër, e cila shërbeu si ministre e Brendshme midis 2019 dhe 2021.

I pyetur për qëllimet e tyre, një i pandehur u përgjigj se ata i konsiderojnë armiq të “nacionalistëve” dhe burime të mundshme informacioni.

“Unë jam haptazi etno-nacionalist, e di se në çfarë çon kur ka shumë etni në të njëjtën hapësirë.

Këto etni kanë filluar të ndjekin interesat e tyre si grup dhe kjo nuk është asgjë e mirë për finlandezët. Megjithatë, nuk kisha në plan të qëlloja njerëz .’

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!