Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ish-kryeministrja e Finlandës heq dorë nga mandati parlamentar

schedule17:50 - 7 Shtator, 2023

schedule 17:50 - 7 Shtator, 2023

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin – Social-Demokratët e së cilës i kanë humbur zgjedhjet në prill – ka thënë të enjten se do të heqë dorë nga ulësja parlamentare, për t’u bërë këshilltare për një organizatë joqeveritare britanike.

Marin ka thënë se është emëruar këshilltare strategjike në Institutin për Ndryshime Globale Tony Blair, shkruan REL.

“Do të mund të punoj për Finlandën në cilësi tjera. Kjo është një punë nga e cila besoj se do të përfitoj Finlanda në përgjithësi”, u ka thënë ajo gazetarëve.



Marin ka thënë se do t’i këshillojë “qeveritë dhe liderët e vendeve të ndryshme për çështje të politikave” me të cilat ajo është e familjarizuar.

E përshkruar nga mediat si “kryeministrja rokstar”, Marin ka dështuar që ta shfrytëzojë popullaritetin e saj për t’i fituar zgjedhjet e përgjithshme të Finlandës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!