Planifikuan vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashajt/ Apeli i Posaçëm: Burg për anëtarët e grupit kriminal

schedule11:23 - 19 Maj, 2025

schedule 11:23 - 19 Maj, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka dhënë vendimin për anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.

Togat e zeza miratuan vendimin e Shkallës së Parë duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Luzi dhe Koroveshi dyshohen si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!