Planifikohet takimi Trump-Netanyhau, ish-presidenti amerikan kërkon përfundimin e shpejtë të luftës dhe kthimin e pengjeve

schedule14:47 - 25 Korrik, 2024

schedule 14:47 - 25 Korrik, 2024

Kandidati republikan për president, Donald Trump, një ditë para takimit me Benjamin Netanyahun e Izraelit, bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të luftës së tij me Hamasin dhe kthimin e pengjeve. Ai theksoi se Izraeli duhet të menaxhojë më mirë “marrëdhëniet me publikun”.

Ish-presidenti, në një intervistë, kritikoi gjithashtu ata që protestuan kundër fjalimit të kryeministrit izraelit në Kongresin amerikan, duke kërkuar një dënim me një vit burg për përdhosjen e flamurit të SHBA.

Netanyahu do të takohet edhe me presidentin Joe Biden dhe kandidaten demokrate Kamala Harris.