TIRANË- Kapiteni Artur Meçollari në studion e “Lufta dhe Paqja” tha se Ukraina po pajiset me armatim sulmues si shenjë qëndrese ndaj agresioni rus, i cili nuk di të ndalur.
Ai theksoi se muaji shkurt ishte muaji më i favorshëm për planet e Rusisë, ndërsa tani me përmirësimin i kushteve atmosferike duket se do t’i japë një ndihmë Ukrainës.
“Ukraina është duke u pajisur me armatim sulmues. Momenti më i mirë i ofensive ruse ishte në muajin shkurt, sepse Ukraina ishte më e dobët dhe jemi në kushtet që moti po ndryshon dhe Ukraina është duke u pajisur dhe në një të ardhme të afërt Ukraina është duke përgatitur një ofensivë ndaj rajoneve të pushtuara”, tha Meçollari./n.m.abcnews.al