Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plani për Kosovën i miratuar nga vendet e QUINT

schedule13:53 - 12 Maj, 2018

schedule 13:53 - 12 Maj, 2018

Mediat serbe kanë analizuar ato që janë cilësuar si pikat kryesore të planit të mbështetjes së integrimit ndërkombëtar ë Kosovës, i cili u miratua në Uashington nga vendet e Quint-it.

Pas miratimit nga vendet e Quint-it, (SHBA, Gjermania, Franca, Britania dhe Italia), të Planit të mbështetjes së integrimit ndërkombëtar të Kosovës, mediat serbe analizojnë ato që janë cilësuar nga Beogradi si 11 pikat kryesore. Plani I mbështetjes u miratua në Uashington dhe sipas mediave serbe, në pikat e miratuara është hartuar në mënyrë të detajuar plani i pavarësisë së plotë të Kosovës dhe ndarja e Serbisë dhe Rusisë.

Pika kryesore të “letrës së Ëashingtonit”, janë sovraniteti i plotë i Kosovës dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, pastaj presioni mbi të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, dhe lobimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të hiqen krejtësisht,  apo të mbyllen për opinion mbledhjet e rregullta Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Në letër theksohet edhe qëllimi për të shuar çdo nismë për ndarjen e Kosovës, marrja e çfarëdo kompetencash të mundshme ekzekutive të Bashkësisë së Komunave Serbe, pranimi i Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Evropës, Organizatën Botërore të Doganave, si dhe presionit ndaj vendeve të cilat mendojnë për të tërhequr njohjen e Kosovës.

Sipas medias serbe takimi i vendeve të QUINT-it  u mbajt në ditën e paradës ushtarake në Moskë, kurse disa detaje të këtij plani i ka zbuluar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ndërsa disa paragrafe me të “vështira” kanë rrjedhur nga qarqet diplomatike.

Ai shpjegoi se autoritetet e Prishtinës kanë angazhuar një agjenci lobimi nga Francë, e cila udhëhiqet nga një ish-ministër i jashtëm francez, që ndihmon Kosovën të marrë më shumë njohje.

Më tej mediat serbe shkruajnë se lista e kërkesave, presiont ndaj Serbisë është zgjeruar pas paralajmërimit se bashkëpunimi mes Serbisë dhe Rusisë do të zgjerohet, sidomos në aspektin ushtarak, si rezultat i vizitës së presidentit Vuçiç në Moskë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!