Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plani kriminal/ Tafani tregon urdhrat e Laert Haxhiut: Na kërkoi të vendosnim tritol në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë

schedule12:33 - 11 Qershor, 2025

schedule 12:33 - 11 Qershor, 2025

TIRANË- Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme duke rrëfyer krimet e kryera.

Ai ka treguar se me porosi të Laert Haxhiut ka shkuar bashkë me Lulëzim Arapi në banesën e dy vëllezërve në Lushnjë për të vënë një sasi tritoli.

Sipas dëshmisë së tij, këtë porosi ua kishte dhënë Laerti, pasi ky i fundit pretendonte se njëri prej vëllezërve kishte strehuar Xhulio Shkurtin, kundërshtarin e Haxhiut.

Ai theksoi se tritolin e kishte vënë Arapi, por plani i tyre nuk u finalizua pasi sasia e lëndës eksplozive nuk shpërtheu.

“Dy vëllezërve në Lushnjë afër spitalit i vumë tritol tek dera. Sipas Laertit, një nga këta kishte strehuar Xhulio Shkurtin dhe sipas Laertit duhet t’i vendosnim edhe për provë. E vura unë dhe Lulëzim Arapi këtë tritolin, mbaj mend që ka qenë janar 2022.

Mora një makinë me qira tek Sofra e Ariut një Golf 5 dhe u nisem për në Lushnjë, mbas orës 10 të natës. Na tha Laerti që t’ia vendosim tek dera e shtëpisë, banesa ndodhej pas spitalit të Lushnjës. Emrat nuk më kujtohen të pronareve të shtëpisë, por janë dy vëllezër qe kanë vila të bukura. Tritolin e vendosi Luli, por nuk shpërtheu, plasi vetëm kapsolla.”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!