Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor/ Studiuesi: Ngritja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ ndihmon vendet që aspirojnë për BE

schedule14:32 - 19 Shtator, 2024

schedule 14:32 - 19 Shtator, 2024

TIRANË- Brukseli do të ngrejë një Komitetit të Përbashkët Konsultativ, një organ që do të monitorojë, por do të japë dhe këshilla për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve kandidate në BE.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Bruksel për një takim të presidentes së Komisionit Europian me liderët e Ballkanit Perëndimor tha se po kërkojnë një ekip në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote, por për të marrë eksperiencë në institucionet europiane.

Ndër të tjera në këtë takim do të diskutohet edhe për planin e rritjes për rajonin e Ballkanit, për agjendën e reformave që vendet duhet të dorëzojnë pranë Komisionit Europian për të nisur disbursimin e fondeve një paketë prej 6 miliardë euro.

Studiues për Politikat e Qëndrueshme, Djego Abedinaj, i ftuar në “Money Report” në ABC News, e cilësoi si “zhvillim pozitiv” takimin që pati Rama në Bruksel me presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

Sipas tij, ky organ bën një punë të madhe pasi ndihmon vendet, të cilat aspirojnë të bëhen pjesë e familjes europiane.

“Përsa u përket diskutimit që është bërë sot mes Ramës dhe presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, bëhet fjalë për një nga institucionet më të rëndësishme të BE pasi bën një punë të rëndësishme për sa i përket vendeve kandidate për të hyrë në BE”, tha ai.

Më tej, Abedinaj u ndal tek njoftimi që bëri Rama, për krijimin e një Komiteti të Përbashkët Konsultativ.  Ai tha se Komiteti ka në fokus përafrimin e punës dhe vizionin e  institucioneve tona me ato të Bashkimit Evropian.

“Ky komitet do këtë rëndësi për të patur sa më afër institucionet tona me ato të BE dhe në thelb ky është qëllimi. Vendet e Ballkanit mund të kërkojnë një parafinancim nga BE”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!