3 Projektet e para që do të mbështet nga plani i rritjes për Ballkanin perëndimor në Shqipëri do të jenë në sektorin energjitik.Në një document të Kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor specifikohet se në dispozicion të Shqipërisë është vënë një fond prej 32 milionë eurosh i cili do të mbështesë këto projekte.
Një nga investimet synon dixhitalizimin e 40 nënstacioneve të tensionit të lartë të energjisë në Shqipëri duke ndikuar në uljen e mëtejshme të humbjeve në rrjet dhe rritjen e kapaciteteve.Për këtë projekt Bashkimi europian do të financojë 13 .6 milionë euro.
Po ashtu parashikohet qe të investohet rreth 10.5 milionë euro edhe në përmirësimin e paisjeve dhe të sistemeve të hidrocentralit të Fierzës një ndër më të mëdhenjtë në vend.Kjo synon rritjen e jetëgjatësisë së kësaj vepre me gati 30 vite por edhe shtimin e kapacitetit prodhues të energjisë elektrike me gati 10%.
Në planin e rritjes është planifikuar edhe një investim me vlerë 8 milione euro për një linjë të re tensioni Rrashbull- Tiranë çka synon rritjen e kapaciteve trasmetuese për të përballuar rritjen e kerkesës për energji.
Investime në sektorin energjitik janë parashikuar vetëm për tre vende të rajonit Shqipërinë ,Malin e Zi dhe Serbinë ndërsa nuk përfshihen Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor. Këto fonde përfshijnë investime dhe reforma për vendet e rajonit, si pjesë e axhendës reformues për përiudhën 2024-2027.
Shqipëria përfiton në total 922 milionë euro ndërsa I është miratuar parafinancimi në vlerë 64.5 milionë euro Në 2026-ën, vendi jonë pritet të marrë shumën më të lartë në kredi dhe grante, konkretisht 314 milionë euro, ndërsa në 2027-ën, 251 milionë euro. / abcnews.al /

