Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

BE, 100 milionë euro për Shqipërinë/ Miratohen fondet e reja, gjysma për projekte infrastrukturore

schedule11:56 - 17 Tetor, 2025

schedule 11:56 - 17 Tetor, 2025

Komisioni Europian ka lëshuar fonde për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Ky vendim njeh reformat e rëndësishme që partnerët kanë ndërmarrë për t’u përafruar më shumë me standardet e Bashkimit Europian.

Shqipëria do të marrë disbursimin e saj të parë prej 99.3 milionë eurosh, nga të cilat 46.2 milionë euro do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të mbështesë projektet infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).

Mali i Zi do të marrë disbursimin e tij të dytë prej 8.1 milionë eurosh, përfshirë 3.8 milionë euro që do të derdhen direkt në buxhetin e shtetit, ndërsa pjesa tjetër do të përdoret për projekte infrastrukturore përmes WBIF.

Maqedonia e Veriut do të marrë disbursimin e dytë prej 16 milionë eurosh, nga të cilat 7.4 milionë euro do të shkojnë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit dhe pjesa tjetër do të financojë projektet infrastrukturore përmes WBIF.

Pas miratimit nga Bordi i WBIF, këto fonde do të mbështesin projektet infrastrukturore në fusha si transporti i qëndrueshëm, energjia e pastër, zhvillimi dixhital dhe kapitali njerëzor, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e Ballkanit Perëndimor dhe institucionet financiare ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!