Plani i rritjes, BE financon Shqipërinë/ “Hap pozitiv për negociatat”, Deliu: Investime në infrastrukturë, do të sjellë zhvillim ekonomik

schedule13:21 - 25 Mars, 2025

schedule 13:21 - 25 Mars, 2025

Shqipëria mori parafinancimin e parashikuar në kuadër të Mekanizmit për Reforma dhe Rritje të BE-së. Ai është pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Në një intervistë në “News Line” në ABC News, ekspertja për çështje të Integrimit, Nirvana Deliu, vlerësoi si një hap pozitiv planin e rritjes dhe mbështetjen e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë.

Financimi i parë u shpreh ajo kap vlerën e 64. 5 milionë euro.

“Komisioni Europian miratoi agjendën dhe do të jetë i gjithë udhëzuesi që do të duhet të ndjekim ,. Është një hap shumë pozitiv dhe besoj është edhe ajo shtyrja ë besoj kemi shumë nevojë edhe në kuadrin se Shqipëria është në procesin e negociatave”, tha Deliu.

Po ashtu ajo nënvizoi se plani i rritjes i BE është një hap pozitiv për negociata, duke shtuar se investimet në infrastrukturë, do të sjellin edhe zhvillimin ekonomik.

“Agjenda e reformave për Shqipërinë ka në fokus, biznesin, Zhvillimi i kapitalit njerëzor, tranzicioni energjetik apo digjital është i rëndësishëm. Dhe normalisht edhe të drejtat themelore apo shteti i së drejtës dhe parë në këtë drejtim dhe vetë plani i rritjes fokusohet te progresi i shtetit të së drejtës. Besoj që kapitulli 2 do të jetë më sfidues që lidhet me tregun e brendshëm. Mund të themi që shteti apo qeveria nuk ka shumë detyra por janë aktorë të tjerë që do të duhet të rrisin standardet duke marrë parasysh edhe privatin. Edhe kapitulli 3 lidhet me konkurueshmërinë, edukimin, shkencën, punësimin”, tha më tej Deliu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!