Plani i ri për Shqipërinë dhe Ballkanin/ Aliaj: Topi është në fushën tonë, me rëndësi të integrohemi në BE duke rritur ekonominë

schedule14:30 - 18 Tetor, 2023

schedule 14:30 - 18 Tetor, 2023

Për ekspertin e cështjeve ndërkombëtare, Ilir Aliaj, mbajtja në Tiranë e Samitit të Procesit të Berlinit është një ngjarje e rëndësishme për vendin.

“Samiti ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, është i parë që zhvillohet jashtë BE. Ka dy aspekte pozitive, një imazhin dhe tjetra se BE adresën kryesore tashmë e ka në Tiranë dhe jo në Beograd.” – u shpreh ai në Money Report në ABC News.

Aliaj komentoi se edhe sa i përket akpektit ekonomik, ky Samit përbën një hap të madh përpara.

“Edhe në aspektin ekonomik është një hap i madh përpara. Shqipëria do përfitojë 856 mln euro nga ky projekt. E gjithë kjo shumë, është një grant për Shqipërinë,nuk janë para që do kthehen pas. Është e rëndësishme të theksojmë se është rritur granti që vjen nga procesi i Berlinit për Shqipërinë.

Sipas komisioneres është e rëndësishme që Ballkani të integrohet duke rritur ekonominë e tij. Nuk do shkojmë në BE si vende të varfëra, kjo është pjesë e aftësive tona për t’i përthithur këto fonde.
Me këto grante, do zhvillojmë projekte, ndër to unaza e madhe, rehabilitimi i Fierzës, po ashtu edhe projekte të tjera të rëndësishme. Ne nuk duhet të humbim trenin në asnjë moment, procesi i integrimit është i vështirë, por ne nuk jemi të ngurtë. E rëndësishme është formimi i tregut të përbashkët, kjo është rruga e shkelur më parë nga vende të tjera. Topi tashmë është në fushën tonë, ata na thanë këto janë paratë për ju, duhet të shkruani projekte për ti marrë. Dera e BE është e hapur, nuk është një derë fizike, por një derë e mbushur me para.” -theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!