Merkato e janarit është specifike dhe nuk dhuron shumë alternativa, por Reali i Madridit pritet ta shfrytëzojë në maksimum. “Los Blancos” do të ndërhyjnë në këtë seksion për të përforcuar kontingjentin e ekipit të Zidane.
Spanjollja Sport raporton se Reali po mendon një goditje të dyfishtë. Të dëshiruarit janë pjesë e Ajaksit, që mund të marrë së shpejti një ofertë tunduese. Flasim për Donny Van De Beek dhe Hakim Ziyech.
Për të parin pati një interesim edhe në verë, por asgjë konkrete. Spanjollëve u pëlqen shumë edhe marokeni, i cili kryen çdo rol në repartin ofensiv. Kontrata e të dyve me “Harkëtarët” përfundon në vitin 2022 dhe Ajaksi vështirë që të heqë dorë nga ta në mes të sezonit. Gjithsesi, kampionët e Holandës nuk mund të bëjnë asgjë përballë milionave të 13 herë kampionëve të Evropës. /abcnews.al