Stërvitja ushtarake e Kinës në afërsi të Tajvanit shihet si një kërcënim i hapur ndaj sovranitetit territorial dhe pavarësisë së këtij të fundit. Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, tha në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News se Kina të paktën edhe për vitet e ardhshme nuk guxon dot të sulmojë ushtarakisht Tajvanit.
Ai shtoi se kjo vonesë e Kinës vjen për shkak të aleancave që ka Tajvani me vendet e tjera, me në krye forcëm më të madhe të botës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Për 5 vjet Kina e ka të pamundur ndërmarrjen e operacioneve ushtarake në Tajvan. Kemi një kundër balancë nga SHBA, por dhe një kundërbalancë nga vendet perëndimore, dhe kemi një kundërbalancë nga Australia deh Zelanda e re dhe kjo ushtarake. Kina është duke testuar”, u shpreh ai.
Kapiteni Artur Meçollari theksoi se Kina aktualisht ka si strategji kryesore të shkatërrojë aleancat që ka Tajvani me shtetet e tjera.
“Të gjitha vendet që lidhen me detin e Kinës jugore janë aleatë të Tajvanit dhe SHBA, i vetmi vend që ka një pozicion neutral është vetëm Vietnami. Kina po sheh për të thyer aleancën që është e lidhur me Tajvanin”, theksoi ai./n.m.abcnews.al