Plani i masave për kursim nafte/ Rama: Nga 3 prilli, e diela e parë e çdo muaji do të jetë dita pa makina

schedule18:36 - 24 Mars, 2022

schedule 18:36 - 24 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga e diela e 3 prillit, çdo e diel tjetër në fillim të muajit do të konsiderohet si e dita pa makina.

Sipas kryeministrit kjo do të shpërbej si dita për kursim nafte por edhe për të mbrojtur mjedisin.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë video-konferencën e ministres së Turizmit Mirela Kumbaro, e cila theksoi se këto janë angazhime konkrete të masave që qeveria po ndërmerr për të kursyer, por edhe për të mbrojtur qytete.

Fillimisht dita pa makina do të shtrihet në qytetet kryesore të vendit, më pas në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Postimi i Ramës:

? Nga data 3️⃣ prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë?‍♂️?‍♀️??‍♀️♻️

Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar ?? për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve ????

#TëBashkuarJoTëNdarë?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!