Plani i BE për Ballkanin/ Eksperti “shikon” përtej politikës: Mesazhet kyçe që u përcollën nga Samiti në Shkup

schedule14:34 - 22 Janar, 2024

schedule 14:34 - 22 Janar, 2024

SHQIPËRI- Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia bënë të qartë Ballkanit Perëndimor se çështjet dhe problemet dypalëshe nuk do mund të pengojnë ecurinë e rajonit.

Kjo u theksua qartë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajt të hënën në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Drejtori për kërkim në Institutin për Kërkim dhe Zhvillim, Ardian Haçkaj, i ftuar në “Money Report” analizoi takimin e mbajtur në Shkup dhe përfitimet konkrete ekonomike dhe sociale që marrin vendet e Ballkanit nga qasja ndihmuese e  BE-së.

Ai theksoi se pjesa kryesore, e cila përbën një ngjarja kryesore është fakti se problemet dypalëshe nuk mund të pengojnë vendet të ecin përpara drejt familjes së madhe europiane.

“Është një hap interesat që po bëjnë vendet e rajonit për të përfituar nga instrumentet e BE. Për herë të parë çështjet bilaterale nuk do kushtëzojnë ato që duhet të ecin përpara. Ajo që është shumë interesante është fakti se BE po insiston që një shumë e madhe të hollash të jenë të kushtëzuar nga përmbushja e kushteve, të cilat vihen në Bruksel dhe në SHBA”, tha ai.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë jo vetëm për investime ekonomike, por edhe për projekte sociale, programe këto që siç shtoi Haçkaj rrisin më tej vetëdijesimin e shoqërisë dhe e edukojnë atë.

“Projektet sociale të jenë pjesë e planit të investimeve. Vendi ynë ka nevojë për zhvillim, pra në elementë të zhvillimit social dhe jo vetëm për rritje ekonomike. Duhet që qytetarët dhe institucionet tona duhet të trajtohen të barabartë dhe për këtë ka shumë rëndësi solidariteti dhe jo vetëm kushtëzimi”, theksoi ai.

Mes tjerash, Haçkaj u shpreh se bizneset shqiptare mund të aplikojnë tani për projekte në BE.

“Bizneset mund të aplikojnë në projektet e BE. Kjo është integrimi përpara anëtarësimit”,  tha ai./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!