Barcelona dëshiron të nënshkruajë Miralem Pjanic nga Juventus dhe bisedimet po vazhdojnë rreth vlerësimit të tij. Sipas Sky Sport, Juventus e vlerëson 30-vjeçarin 70 milion euro, por Barcelona nuk e është dakord se Pjanic vlen vetëm 10 milion euro më pak se Arthur.
Barcelona duhet të shesë lojtarët për të shmangur kolapsin kur të bëhet “Fair-Play” financiar në 30 qershor dhe ka një plan të qartë për të shmangur parregullsitë. Katalanasit synojnë ta mbyllin marrëveshjen për Arthur brenda 30 qershorit, ndërsa për Pjanic, do të bëjnë ofertë pas datës 1 korrik.
Edhe disa lojtarë të tjerë të Barcelonës janë në shitje, përfshirë Ousmane Dembele, Philippe Coutinho, Ivan Rakitic, Samuel Umtiti dhe Nelson Semedo./acbnews.al