Për ekspertin fiskal Eduart Xhakutaj plani ekonomik i PD është një plan i mirë por i vështirë në realizim. Sipas tij, arsimi ka problematika në aspektin cilësor dhe ka pasur përparime në aspektin sasior.
“PD ka pesë shtylla ekonomike edhe pse unë kam rezerva. Një program i mirë ekonomik do dhe fizibilitetin për të kuptuar se ku del në këtë llogari. PD thotë që do ul taksat për të zgjeruar bazën tatimore që është e vështirë për shkak të kapaciteve. Arsimin e kemi realizuar në bazë të 4 komponentëve. Nga ato që shohim, PS me atë që ka në program e ka të mundur të realizoj përmes digjitalizimit përmes burimeve të buxhetit. Në tre mandatet problem ka qenë vonesa dhe zvarritja.
Asnjë program infrastrukturor nuk është mbyllur në kohë. Kjo do të thotë kosto më shumë dhe moskthim në ekonomi. Ndryshe nga PD, PS zhvillimet më të mëdha i ka në mandatin e tretë. Pas 12 vitesh, arsimi ka problematika të thella në aspektin cilësor. Ka pasur përparime në aspektin sasior. PD e ka më agresiv, deri diku më pak të realizueshëm planin për arsimin por nëse ka seriozitet mund të realizohet. “
/ abcnews.al