Plani B i Milanit, piketohet një londinez për mbrojtjen

schedule08:34 - 12 Janar, 2021

schedule 08:34 - 12 Janar, 2021

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe po bën gjithçka që t’ia plotësojë dëshirën trajnerit Stefano Pioli. Në skenë ka dalë një emër i ri dhe kuqezinjtë e kanë hedhur hapin e parë, duke kontaktuar anglezët e Chelsea.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se objektivi i Milanit është Fikayo Tomori, i cili sezonin e shkuar pati më shumë hapësira te londinezët dhe luajti 15 ndeshje në Premier League. Këtë sezon Lampard nuk i ka besuar lojtarit të kombëtares angleze.

Italianët po tentojnë ta huazojnë mbrojtësin, i cili nuk është kundër këtij transferimi. Gjithsesi te Milani kanë një objektiv parësor dhe është Mohamed Simakan dëshira e tyre. Nëse nuk ia dalin të blejnë lojtarin e Strasbourg, atëherë do tentohet Tomori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!