Plani 6 miliardë euro për Ballkanin/ Ekspertja: Fondet përthithen me anë të projekteve, ja fushat ku duhet të orientohen

schedule14:36 - 24 Qershor, 2024

schedule 14:36 - 24 Qershor, 2024

TIRANË- Pavarësisht se nuk janë pjesë e unionit, Bashkimi Evropian është gati të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor përmes fondeve dhe granteve konkrete.

Konkretisht, BE ka vendosur në dispozicion 6 miliardë euro, shumë kjo që shpërndahet me anë të projekteve tek vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, tha se kjo politikë e BE synon integrimin e rajonit me akte konkrete.

Ajo theksoi se vendet e Ballkanit duhet të konkurrojnë me projekte konkrete në fusha ku mbështeten më shumë.

“BE ende po e mbështet Ballkanit Perëndimor  për t’u bërë pjesë e familjes europiane, dhe në këtë pikë, qasja e saj për Ballkanin është më e drejtpërdrejtë përmes një pakte ekonomike, e cila është një vlerë investimi, ku vendet e Ballkanit për të qenë përfitues duhet të konkurrojnë me projekte”, tha Nunaj.

E pyetur se në cilët sektorë duhet t’i përthithë Shqipëria këto fonde nga Bashkimi Evropian, ekspertja u shpreh se energjetika dhe teknologjia duhet të jenë fushat kryesore, që meritojnë vëmendje dhe fokus të shtuar.

“BE këtë qasje e ka edhe me vendet anëtare, pra jep fonde përmes projekteve. Në energjetikë dhe në digjitalizim duhet t’i marrim këto fonde”, tha ai./ abcnews.al