Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Plane vetëm për të shkatërruar PD”, Elezi: Bardhi si pasardhës i Berishës, tallje dhe një zgjedhje e keqe!

schedule17:31 - 9 Prill, 2024

schedule 17:31 - 9 Prill, 2024

Ibsen Elezi është shprehur kritik ndaj figurës së Gazment Bardhit duke thënë se nuk prodhon asgjë për qytetarët.

Gjatë një intervists në “News Line” në ABC News, ish-kandidati për kryetar të PD-së, theksoi se nëse arrin situata që Bardhi të marrë në dorë lidershipin e PD, kjo nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një tallje me demokratët.

“Lojërat në Parlament me grupin e deputetëve dhe Gaz Bardhit nuk prodhon asgjë për opinionin publik. Kemi përplasjet e vazhdueshme dhe akuzat e Bardhit që hodhi në drejtim të Berishës dhe sot t’i japësh në dorë lidershipin është sot një tallje. Demokracia nuk është shkencë ekzakte, mesa duket po projektojnë Bardhin si pasardhës i Berishës, dhe kjo është një zgjedhje apo lëvizje shumë e keqe. Dhe ky është një plan për ta shkatërruar Partinë Demokratike dhe kjo është e turpshme, por edhe e rëndë për demokracinë shqiptare. Këta po e tregojnë qartë që të vetmet plane që kanë është shkatërrimi i PD-së”, shtoi Elezi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!