Plane për martesë? Prej tetë vitesh të fejuar, zbulohet vendimi që ka marrë çifti i famshëm

schedule16:44 - 21 Gusht, 2022

schedule 16:44 - 21 Gusht, 2022

Pothuajse një dekadë pasi u fejua me kitaristin Mattheë Rutler, Christina Aguilera thuhet se ende nuk po nxiton të lidhë kurorë me të dashurin e saj prej shumë kohësh, sipas Us Weekly.“Për momentin nuk ka plane për martesë. Christina dhe Matt janë të lumtur ashtu siç janë”, tha një burim.

“Ata janë një nga ata çifte që nuk kanë nevojë për një dokument për të vërtetuar dashurinë e tyre për njëri-tjetrin,” shtoi burimi. Dihet që dyshja e njohur fillimisht u takuan në xhirimet e “Burlesque”, filmi i vitit 2010 në të cilin Aguilera, tani 41-vjeçare luajti një rol.

Christina Aguilera dhe Matthew Rutler nuk kanë plane të martohen pas fejesës 8-vjeçare

Në atë kohë, këngëtarja e famshme po kalonte një divorc me producentin muzikor Jordan Bratman, me të cilin ndan djalin Max, 14 vjeç. Rutler i propozoi këngëtares në ditën e Shën Valentinit të vitit 2014, dhe çifti mirëpriti vajzën Summer Rain, tani 8 vjeçe, në gusht të atij viti.

Who Is Matt Rutler? Christina Aguilera's Fiance Is Living A In '90s Kid  Fairy Tale

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!