Plan urgjent për COVID-19, Kongresi amerikan zhbllokon 8,3 miliardë dollarë

schedule07:39 - 7 Mars, 2020

schedule 07:39 - 7 Mars, 2020

Kronavirusi tashmë i përhapur në shumë vende të botës, ka bërë që eksperte nga të gjitha anët të bëhen bashkë për parandalimin e kësaj epidemie.

Kongresi amerikan miratoi një plan urgjent prej 8,3 miliardë dollarësh për të financuar luftën kundër koronavirusit që po përhapet në SHBA, ndërkohë që një vatër e re e rasteve të dyshuara u njoftua në bordin e një anijeje në brigjet e San Franciskos.

Senati votoi praktikisht me unanimitet në favor të këtij teksti, fryt i një marrëveshjeje mes republikanëve dhe demokratëve, miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte propozuar fillimisht një buxhet prej 2,5 miliardë dollarësh, gjykuar i pamjaftueshëm nga opozita demokrate, për t’i bërë ballë përhapjes së virusit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!