Plan për të vrarë Putinin në paradën e 9 majit? Demiraj: Pa miratimin e SHBA-ve…

schedule20:58 - 3 Maj, 2023

schedule 20:58 - 3 Maj, 2023

Kolonel Dritan Demiraj deklaroi se nuk do të ketë një plan për të ekzekutar me dron presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë paradës së 9 majit në Kremlin.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpreh se diçka e tillë nuk ndodh pa miratimin e SHBA-ve, ku nënvizoi se amerikanët nuk do e lejojnë diçka të tillë.

Sipas Demirajt, në paradë mund të shohim edhe sozinë e presidentit rus.

“Unë gjykoj dhe mendoj që nuk ka asnjë mundësi që pa miratimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nuk e japin, të ekzekutohet një sulm me dron apo diçka tjetër, gjatë paradës së 9 majit në Kremlin. Nëse do të ndodhte, do të thotë që është nga grupet brenda, jo nga qeveria e Ukrainës. Pra, nga grupe të cilat nuk kontrollohen nga Perëndimi dhe Ukraina. Unë mendoj se do shohim sozinë e tij. Ky është mendimi im”, theksoi ai.

Ndërsa, kapiten Artur Meçollari tha se parada do të jetë e qetë.

Do të jetë një paradë normale. Do të ketë masa të forta, por do të jetë një paradë normale”, tha Meçollari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!