Sherr me sende të forta në Vlorë, plagoset 59-vjeçari

schedule18:49 - 11 Shkurt, 2021

schedule 18:49 - 11 Shkurt, 2021

Një sherr  me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Policia njofton se R. D.,  59 vjeç, banues në Vlorë është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me  sende të forta në kokë shtetasi R. D.,  59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!