Një plagosje ka ndodhur në Krujë. Policia njofton se në pranga ka rënë një 47 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosja të lehtë me dashje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Krujës ndaluan shtetasin I. K., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 13.03.2022, ka goditur me mjete prerëse shtetasin A. L”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al

