Plagosje me thikë pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë

schedule13:58 - 3 Nëntor, 2021

schedule 13:58 - 3 Nëntor, 2021

Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.

Abcnews.al mëson se një shofer në rrugë pranë shkollës është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ata kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit.

Shoferi ka kërkuar që ata të hapnin rrugën se kishte urgjencë, duke pretenduar se kishte urgjencë. Më pas situata ka agravuar dhe ka dëmtuar me thikë dy drejtuesit e furgonit të shkollës. Mësohet se të lënduari ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, dyshohet se për shkak të bllokimit të rrugës, një shtetas ende i paidentifikuar qe qarkullonte me nje automjet ka goditur dyshohet me mjet prerës shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç(drejtues mjeti te furgonit te shkolles) të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve,” njofton policia. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!